Scholz: Dua ta rimëkëmbim Procesin e Berlinit

Kancelari gjerman Olaff Scholz, ka thënë se duhet të bëhet rimëkëmbja e Procesit të Berlinit në mënyrë që shtetet e Ballkanit të ecin përpara ekonomikisht dhe politikisht

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, kancelari gjerman, Olaff Scholz, ka thënë se është e rëndësishme që të krijohen raporte të mira ekonomike dhe politike mes vendeve të Ballkanit.

Bashkëpunimi i mirë, sipas kancelarit gjerman, do t’i forconte ekonomitë e shteteve të Ballkanit, dhe po ashtu, do të përshpejtonte përafrimin drejt Bashkimit Evropian.

Në mes tjerash, Scholz tha se Procesi i Berlinit i iniciuar vite më parë, ka treguar për potencialin ekonomik që e kanë gjashtë vendet e Ballkanit, nëse bashkëpunojnë mes vete.

Ai ka theksuar se është e nevojshme të rimëkëmbet Procesi i Berlinit.

“Para shumë vitesh kemi filluar një proces, i cili duhet të jetë mbështetje për këtë rrugëtim, i quajtur Proces i Berlinit që nga vitit 2014 demostroi se cfarë potenciale ka në bashkëpunimet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Scholz.

“Dua përsëri të rimëkëmbim dhe të përkrahim këtë proces, është i rëndësishëm avancimi në zbatimin e planit për tregun e Përbashkët Rajonal, i cili u miratua para 2 viteve në Sofje. Garantimi i katër lirive, qarkullimi i lirë i mallrave, të udhëtarëve, kapitalit, është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për tërë rajonin”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika