Funksionimin e tyre tashmë e kanë legal, dhe janë të regjistruara si biznese të Kosovës.
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve tashmë në veri të vendit në secilën prej komunave ka zyrat e saj.
Kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje të mërkurën dhe të enjten për numrin total të bizneseve të regjistruara nëpër këto komuna.
Megjithatë, nga Komuna e Leposaviqit treguan për televizionin numrin e bizneseve të regjistruara në këto tre vite.
“Nga gjysma e dytë e vitit 2023 në Leposaviq janë regjistruar, 10 biznese individuale dhe 6 Biznese me Përgjegjësi të Kufizuar, në vitin 2024 janë regjistruar 60 biznese individuale dhe 17 Biznese me përgjegjësi të Kufizuar, dhe në 2025-tën janë regjistruar 32 biznese individuale dhe 6 biznese me përgjegjësi të Kufizuar”.
E kontaktuar gjithashtu nga e mërkura, Mitrovica e Veriut nuk patën numrat e bizneseve të regjistrua gjatë këtyre viteve.
Nga Komuna e Mitrovicës Veriore thanë kanë s’mund t’i sigurojnë numrat e bizneseve të cilat janë regjistruar në vitin 2024 dhe 2025-së, megjithatë premtuan se të njëjtat do ti dërgojnë më vonë, me anë të email.
Kjo nuk ndodhi deri në publikimin e kronikës.
Edhe nga komuna e Zubin Potokut kryetari i saj tha që nuk ka numrat e saktë të bizneseve të regjistruara në këtë komunë, por janë duke punuar që të ketë numër më të madh të tyre.
Por, për dallim nga fqinjët e saj, qyteti i Zveçanit i dinë numrat.
”Gjatë vitit 2024 dhe 2025-së, janë 57 biznese të cilat janë regjistruara, numër më i madh ka qenë gjatë këtij viti”, ka thënë Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit.
Peci thotë që regjistrimi po vazhdon dhe janë duke punuar në këtë drejtim.
”Është, sidomos mund të them është një përqindje Prej këtyre 57 bizneseve diku rreth 40 janë veç këtë vit, pra është një numër shumë më i madh i regjistrimit të bizneseve këtu”, ka thënë Ilir Peci, Kryetar i Komunës së Zveçanit.
Zyrat e Regjistrimit të Bizneseve janë nëpër objektet e komunave dhe janë vendosur qysh në gjysmën e vitit 2023.