Seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes – I burgosuri në Gjilan, gjyqtarja në Prishtinë

Për herë të parë në vend është mbajtur një seancë gjyqësore përmes videolidhjes, një hap drejt modernizimit të sistemit të drejtësisë dhe atij korrektues në vend.

Sipas njoftimit, seanca u zhvillua sot në bashkëpunim mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I burgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan u paraqit përmes videolidhjes, ndërsa seancën e udhëhoqi gjyqtarja Fatime Dermaku nga ambientet e gjykatës në kryeqytet.

Sipas autoriteteve, përdorimi i videolidhjes synon të zvogëlojë nevojën për transport fizik të të burgosurve, duke rritur sigurinë, kursyer kohë dhe përmirësuar efikasitetin e procedurave gjyqësore.

Për realizimin e kësaj seance janë përdorur pajisje të avancuara audio dhe video, të dhuruara nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Pajisjet do të shërbejnë për incizimin dhe regjistrimin e seancave gjyqësore, si dhe do të ndihmojnë në lehtësimin e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika