Sekretari i Vatikanit diskuton me Vuçiqin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, ku diskutuar çështje që lidhen me Kosovën

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kanë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë Kosovën.

Sipas një postimi në Instagram, Vuçiq theksoi “rëndësinë e mbrojtjes dhe përmirësimit të të drejtave të serbëve dhe popullatës joshqiptare” në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një çështje kyçe për Serbinë

“Në këtë drejtim, theksova se çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të popullatës serbe në Kosovë, si dhe mbrojtja dhe restaurimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, varrezave ortodokse janë të një rëndësie themelore për Serbinë”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq shprehu “vlerësimin e Serbisë” për qëndrimin e Selisë së Shenjtë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika