Autoritetet doganore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë sekuestruar sot një sasi të konsiderueshme të cigareve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas njofoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, gjatë një kontrolli të detajuar në fluturimin që kishte si destinacion Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë këtij kontrolli, është ndalur një udhëtare femër, te e cila, pas hapjes së valixheve në prani të saj, janë gjetur 100 boksa (shteka) me cigare të markës Malboro.
Sipas njoftimit zyrtar, sasia e cigareve është sekuestruar menjëherë nga Dogana e Kosovës, ndërsa autoritetet përkatëse po merren me procedurat e mëtejme ligjore lidhur me këtë rast.