Sekuestrohen gjashtë armë zjarri, dyshohet se u ekspozuan në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave kanë sekuestruar gjashtë armë zjarri në rajonin e Prishtinës, si dhe ka theksuar se personat dyshohet se i kanë përdorur ato dhe kanë publikuar fotografi e video në rrjetet sociale

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten e 12 janarit, Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Jugu, Veriu dhe Podujeva kanë sekuestruar gjatë kësaj jave gjashtë armë zjarri.

Që sipas PK-së, personat e dyshuar i kanë përdorur dhe ekspozuar armët në rrjete sociale.

Kësisoj, Policia e Kosovës njofton se në koordinim me prokurorin e shtetit, personat e dyshuar janë shoqëruar për në polici, pasi të njëjtit dyshohet se postuar fotografi me armë dhe video duke shtënë me armë zjarri në rrjete sociale.

Njashtu, ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika