Sekuestrohet armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Shqipërisë, Dogana e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe municion gjatë një kontrolli të përbashkët me Policinë dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë operacionit kontrollues në një automjet është gjetur një armë zjarri pa numër serik, e fshehur në pjesën e brendshme të automjetit.

Përveç armës, janë sekuestruar edhe rreth 120 copë municion i kalibrave të ndryshëm, si dhe një shumë parash në valutën euro.

Rasti i është dorëzuar Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar për hetime të mëtejshme dhe veprime procedurale në përputhje me ligjin në fuqi.

Dogana e Kosovës thekson se po vazhdon të zbatojë masa të shtuara kontrolli dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe për rritjen e sigurisë kufitare.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika