Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas raportimeve për mungesën e saj në protestën kundër Gjykatës Speciale, të mbajtur të enjten.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehmeti-Selimi ka deklaruar se protesta do duhej mbajtur ndryshe.
“Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt:
82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale:
30 nga PDK
34 nga LDK
18 nga partitë e komuniteteve pakicë.
Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar.
E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje.”, ka shkruar ajo.
Mes të tjerash, gjersa thekson se nuk ishte e vetmja familjarja e vetme që mungoi në protestë, ajo thekson se po sulmohet për të tjera qëllime.
“E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje. Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Selimi.
Protesta u mbajt të enjten që lamë pas e të njëjtën, e mbështetën qindra mijëra kosovarë.