Selimi: Refuzimi i komisionit hetimor është masakrim i demokracisë

Pozita nuk po lejon opozitën ta themeloj komisionin që ka të bëjë më rritjen e çmimeve të energjisë dhe punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës

Selim Selimi

Selim Selimi, ish-ministri i Drejtësisë, e ka quajtur masakrim të demokracisë moslejimin e  e komisionit hetimor.

Deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kanë bërë përpjekje që të argumentojnë se një gjë e tillë është shkelje ligjore, edhe si i tillë, nuk mund të themelohet.

Por, sipas Selimit, mos themelimi i këtij komisioni ka një prapavijë, ngase raportet e kryeministrit Albin Kurti me energjinë, janë ‘bizare’.

“Kryeministri Kurti ka një relacion bizarë me energjinë, refuzohet kompania amerikane për energji, refuzohet gazi. Argument tjetër është edhe rritja e çmimit të energjisë, se sa keni qenë në opozitë keni akuzuar se nuk ja paguani veriut rrymën, dhe argumenti tjetër është edhe skandali me punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)”, ka thënë Selimi në RTV Dukagjini.

Ai tutje është shprehur se në qoftë se VV-ja nuk ka çfarë të fsheh, atëherë pse një komision i tillë mos të votohet.

Ndërsa sipas Arbër Rexhaj, ky komision mund të keqpërdoret.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj

“Ne momentin që themelohet ky komision, ky do të përdoret vetëm për linçime”, ka thënë deputeti nga VV-ja, Arbër Rexhaj.

Mirëpo, Selimi ka theksuar rastin kur Xhelal Sevçla udhëhiqte komisionin hetimor për depërtimin e Gylenisteve ku në të kishte raportuar edhe ish-presidenti, Hashim Thaçi.

“Komisionin hetimor për çështjen e Gylynisteve ka marrë në pyetjeje edhe presidentin Hashim Thaçi, për rastin e Gylenistave, dhe ka krijuar standarde, edhe ka qenë njëri prej komisioneve që në bazë të të gjeturave të tij ka pasur aktakuza për atë punë”, ka thënë Selimi.

Edhe deputeti tjetër i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë që nëse ky komision do duhej të ishte formuar në baza ligjore, dhe nëse partia e tij vendos, ai do ta votoj.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci

“Ne kemi 59 vota por, kush e ka shumicën e ka demokracinë”, ka thënë Arbër Rexhaj duke mohuar kështu pikëpamjen e “demokracisë së copëtuar”, të Selimit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika