Selmanaj: Ende pa kryeprokuror dhe drejtor të policisë, s’pritet ndryshe nga një lëvizje anti-shtet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në sistemin prokurorial. Po ashtu që 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa Drejtor të përgjithshëm të saj

Deputeti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, teksa ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se koalicioni i tyre ka lënë disa pozita kyçe pa zot shtëpie.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka thënë se “nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti shtet”.

“Koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në sistemin prokurorial. Po ashtu që 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa Drejtor të përgjithshëm të saj, pa pozitën më të rëndësishme në zinxhirin komandues të institucionit që mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, shkroi ai.

Sipas deputetit Selmanaj, të dy këto dikastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre.

Siç thekson Selmanaj në njërën anë presidentja “abuzon me afatin e arsyeshëm” për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror. Kurse nga ana tjetër Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika