Selmanaj: Kosova është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se Kosova nuk duhet ta cenojë laicitetin e vendit që sipas tij e garanton Kushtetuta

Në vazhdën e debatit që po zhvillohet këtyre ditëve në lidhje me lejimin e shamisë në shkolla, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”.

Sipas tij, kushdo që tenton ta ndryshojë këtë gjë do ta cenojë edhe demokracinë kushtetuese.

“Kushdo që me injorancë apo qëllime të tjera perfide cenon këtë normë kushtetuese, atëherë ka cenuar themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit tonë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Në lidhje me këtë çështje, të premten është prononcuar edhe kryeministri i Kosovës, ai ka thënë se elementet fetare dhe shamitë nuk duhet të ndalohen në institucionet publike e as në shkolla.

Por duhet të ekzistojë një prag i moshës, e që sipas tij është mosha 16-vjeçare.

Fushatën për ndryshimin apo anulimin e Udhëzimit Administrativ, që e ndalon shaminë në shkolla, e kanë nisur disa aktivistë në rrjete sociale.
Ata e kanë hapur edhe një webfaqe në formë të peticionit elektronik, ku qytetarët mund të regjistrohen për ta kundërshtuar atë udhëzim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika