Selmanaj për projektligjin për zyrtarët publikë: Deputetë, nuk jeni të vetëdijshëm çfarë po votoni

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se LDK shpreh shqetësimet e saj për projektligjin për zyrtarë publikë pasi sipas tij "qeveria po provon të shkatërrojë një sistem që është ndërtuar për vite në administratën publike në Kosovë"

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj në seancën e 22 dhjetorit në Kuvendin e Kosovës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i projektligjit për zyrtarët publikë dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për pagat në sektorin publik ka thënë se LDK-ja shpreh shqetësimet e saj për qasjen e kësaj qeverie në raport me 80 mijë njerëz që punojnë në administratën e Kosovës.

“Shembull eklatant si një qeveri provon të shkatërrojë një sistem që është ndërtuar për vite në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

Sipas Selmanajt, këtë sistem e kanë sjellur ndërkombëtarët, nuk e kanë gjetur ata vetë ashtu.

Ndër të tjera, ai ka thënë se me këtë çështje shkatërrohet administrata shtetërore, pasi me këtë ligj bëhet diferencimi i saj.

“Afati katërvjeçar i secilës pozitë udhëheqëse në Kosovë është mundësi për korrupsion e nepotizëm, askush në Kosovë më nuk është i sigurt që do të jetë pjesë e administratës pas katër vitesh”, ka vijuar ai.

Ai ka pyetur tutje se “ku është interesi që njerëzit të bëhen pjesë e administratës shtetërore pas këtij ligji?”

Sipas tij, shumica e deputetëve në sallë të kuvendit nuk janë të vetëdijshëm se për cilin projekt-ligj po votojnë dhe se çfarë do të shkaktojë në të ardhmen.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika