Sensacioni “tundu tundu” i 52 vjeçarit në Tiktok

Gazetari britaniko-amerikan Louis Theroux, bëri bujë me një video duke kënduar këngën “jiglgle jiggle”, por me sa duket ky sensacion është pengesë për të, ai është shprehur se nuk po përpiqet të jetë reper

Louis Theroux

Pas shumë dekadave të karrierës së tij gazetari, Louis Theroux, bëri një bujë të madhe në rrjetin social TikTok, Theroux merr telefonata të shumta nga miqtë e tij për hitin e TikTokut.

Theroux kontaktohet nga miku i tij i cili i thotë  “Vajza ime vazhdon të endet nëpër shtëpi duke kënduar repin tuaj”, ose “Gruaja ime po ushtronte repin tuaj në klasën e saj Pilates”. Duke kaluar pranë një shkolle fillore, Theroux ka ndjenjën se po e vëzhgojnë, një ndjenjë që konfirmohet kur dëgjon një fëmijë që thërret pas tij “Paratë e mia nuk tunden, lëvizin”.

Agjenti i gazetarit ka bërë shumë kërkesa për për paraqitjen e Theroux që të përformojë, por Louis Theroux i ka hedhur poshtë të gjitha sepse ai nuk dëshiron as të njihet si reper dhe as të mundohet të jetë reper.

Por, tashmë e gjithë kjo bujë vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë së tij, pasi që në rrjetet sociale postohet çdo ditë dhe shikohet nga miliona njerëz, ku arsyeja është edhe zbavitja me këngën, “Paratë e mia nuk tunden, ato palosen”.

Gazetari Theroux, është baba i tre fëmijëve i cili në moshën 52 vjeçare arriti të bëntë bujë nëpër çdo rrjet social, është interesante se si ai ka është në rrjedha për kulturën rinore.

E gjithë kjo ka qenë e çuditshme për tre fëmijët e tij, veçanërisht djalin e tij 14-vjeçar, i cili është i njohur në TikTok. “Pse babai im, djali më i turbullt në univers, është kudo në TikTok?” tha Theroux, duke i dhënë zë reagimit të djalit të tij.

Është interesante por, jo diçka e jashtëzakonshme buja që bëri 52 vjeçari në Tiktok me këngën “Jiggle Jiggle” ose “Tundu Tundu”, Theroux me karrierë edhe si regjisor dokumentarësh, ngacmohet nga miqtë që të jetë reper, por me sa bën ai të ditur, nuk dëshiron të njihet si rep artist.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika