Serbët largojnë barrikadat, rikthehet liria e lëvizjes në veri

Pamje nga barrikada në Lagjen e Boshnjakëve. FOTO: RTV Dukagjini

Kamionët barrikadues i ka zënë edhe dita e njëzetë në veri.

Por, këta që u vendosën rishtazi, në vend që të largoheshin mëngjesin e së enjtes sipas paralajmërimeve, ata u dogjën.

Arsyeja e djegies së tyre nuk dihet, por “Shkëmbin e Dudës” ku gjendet kjo urë, dolën për te inspektuar KFOR-i e EULEX-i.

Këto dy misione patrulluan edhe afër barrikadës në Rudar të Zvecanit.

Prapa saj u panë një numër i vogël i qytetarëve serbë, të cilët më vonë u shpërndanë.

Orët e mëngjesit kaluan të qeta e pa indikacione për largimin barrikadave.

Paralajmërimet për heqjen e makinerive të rënda nisën pasdite.

Fiks në ora 15:00, dy serbë të maskuar nisen të bënin gati largimin e tyre.

Por, jo të gjithë kamionët e llojet tjera të automjeteve ndizen me kohë. Disa prej tyre kanë nevojë për asistencë.

Derisa kjo procedurë kryhet, disa persona tjerë të maskuar vëzhgojnë situatën nga një pak metra larg.

Serbëve të maskuar nisi tu pengonte prania e shumë gazetarëve dhe kameramanëve.

Andaj, për vazhdimin e largimit të barrikadave ata kërkuan zhvendosjen e punonjësve të mediave në një distancë më të largët.

Kjo mundësoi vazhdimin e punës për lirimin e rrugës, proces ky që zgjati dy orë.

E, pas Rudarit, u largua edhe barrikada në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës së Veriut.

Derisa gjatë ditës barrikadat u hoqën edhe nga Zubin Potoku.

Zhvillimet në veri i komentoi kryeministri Albin Kurti, i cili mirëpriti rikthimin e lirisë se lëvizjes.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën”, ka deklaruar Kurti.

Barrikadat rrugëve te veriut u vendosën me 10 dhjetor në shenjë revolte ndaj arrestimit për terrorizëm të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Deri te largimi i tyre erdhi pasi Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika