Serbët të gatshëm ta paguajnë rrymën, OJQ-të me dyshime për marrëveshjen

Pas 23 vjetësh, disa qytetarë nga Mitrovica e Veriut kanë thënë se tashmë janë të gatshëm të paguajnë rrymën mirëpo, kjo nuk përjashton ata që janë dyshues për këtë çështje e madje, mendojnë se mund të ketë edhe përfitues

Kosova dhe Serbia të martën nënshkruajtën udhërrëfyesin, në bazë të së cilit janë marrë vesh që ta zbatojnë marrëveshjen e arritur për energjinë. Kështu, qytetarët e veriut, pas 23 vjetësh pritet të nisin ta paguajnë rrymën që shpenzojnë.

Qytetarët atje, shprehen të gatshëm për një veprim të tillë, megjithatë disa organizata të shoqërisë civile në veri, kanë dyshime për marrëveshjen. Madje, një prej tyre thotë se nga ajo do të përfitojë Lista Serbe.

Është trafostacion brenda territorit të Kosovës.

Mirëpo, Vallaqi tash e një kohë ishte konsideruar nga Serbia si një aset i rëndësishëm për ta.

Brenda tij, RTV Dukagjinit nuk i është lejuar xhirimi.

Punëtorët janë deklaruar se kanë marrë urdhër nga qeveria e Serbisë që për një muaj të mos lejojnë xhirime.

Ndërkohë, qytetarët që jetojnë në veri, deklarohen të gatshëm për ta paguar energjinë elektrike, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Patjetër që jamë i gatshëm. Rryma duhet të paguhet si gjithçka tjetër. Çka përdoret duhet edhe të paguhet. Marrëveshja është e mirë”, ka thënë Juro Nikliq, qytetar gjersa ka shtuar se “tash pasi është me ligj, sigurisht se duhet me e pagu. Me qef nuk e kishim pagu, sepse unë jetoj këtu, mirëpo edhe nëse bëhet që dikush ta paguaj rrymën e dikush jo, edhe ashtu është keq”.

E sipas Ratko Vlahoviq, shqiptarët dhe serbët duhet të punojnë në rregullimin e raporteve.

“Rryma duhet të paguhet sepse më pak do të shfrytëzohet më pastaj. Më së miri është që të lidhemi e të jemi shokë sikur që ishim dikur. Kështu, nuk shkojmë përpara, thatë këtu, thatë atje”, ka thënë Ratko Vlahoviq, qytetar.

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, sa i përket çështjes së energjisë u nënshkrua të martën.

Ndërkohë, Aleksandar Arsenijeviq, që udhëheq një prej organizatave të zëshme të shoqërisë civile në Mitrovicë, i ka dyshimet e tij për marrëveshjen.

“E dijmë nga e kaluara se kur kanë folur për punësimin e njerëzve, disa të tjerë i kanë larguar nga puna, ua kanë zvogëluar pagat ose i kanë detyruar të japin dorëheqja. E njëjta do të ndodhë edhe me energjinë elektrike, do të kemi problem të njëjta. Punëtorët do të largohen, dikush do të pensionohet. Nga e gjithë kjo do të përfitojnë kompanitë nga Lista Serbe, të cilat nuk e kanë kapacitetin që t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet adekuate. Jemi mërzitur duke e parë që vetëm një parti politike i ka në kontroll të gjitha”, ka thënë Aleksandar Arsenijevic, nga “Srpski Opstanak”.

Komplikime në realizimin e marrëveshjes, presin edhe nga OJQ “Aktiv”.

“Mendoj se shumë njerëz janë duke pritur që marrëveshja të vie në zbatim shumë shpejtë. Mirëpo, është një çështje teknike shumë e komplikuar. Kujtojmë se për këtë çështje nuk ishte diskutuar një kohë të gjatë. Ata kishin arritur një marrëveshje, por nuk dëshironin të flisnin për zbatimin e saj. Është një marrëveshje e rëndësishme për impaktin që pritet ta ketë. Mendoj se do të sjellë shumë ndryshime për njerëzit këtu”, ka thënë Caleb Waugh, nga Organizata Joqeveritare “Aktiv”.

Sipas pikës së parë të marrëveshjes, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do ta licensoj një kompani të re për furnizim të veriut të Kosovës me Energji Elektrike.

Këtë punë, pritet ta kryejë kompania Elektrosever.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika