Serbia arreston edhe qytetarin Behar Preniqi – MPJD i bën thirrje BE-së dhe Quint-it të reagojnë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të fundit të një shtetasi kosovar nga autoritetet serbe, duke e cilësuar këtë si pjesë të një fushate të rrezikshme dhe të paprovokuar kundër qytetarëve të Kosovës.

MPJD-ja ka konfirmuar se qytetari Behar Preniqi u ndalua dje në pikën kufitare Batrovci, në kufi mes Kroacisë dhe Serbisë.

Sipas MPJD-së, ky është vetëm rasti i fundit në një varg arrestimesh arbitrare që Serbia po kryen në mënyrë sistematike, në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet për të drejtat e njeriut.

Ministria ka konfirmuar se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është angazhuar menjëherë pas kontaktit me familjen e Preniqit. Kjo zyrë ka dërguar kërkesë zyrtare për të konfirmuar arrestimin dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij.

Po ashtu, rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i BE-së në Serbi dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.

“Në rast se ndaj z. Preniqi vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse do të kërkojë leje për vizitë zyrtare në vendin e ndalimit”, thuhet në njoftim.

Thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni përmes Serbisë

Në reagimin e saj, MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

MPJD ka kërkuar gjithashtu nga Bashkësia Ndërkombëtare që të reagojë me vendosmëri ndaj këtyre praktikave që, sipas saj, përfaqësojnë veprime represive dhe destruktive nga ana e Serbisë.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika