Serbia lejon përkohësisht transaksionet me kompaninë e sanksionuar NIS

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të martën se qeveria do të lejojë pagesat dhe transaksionet financiare me kompaninë e naftës NIS – e cila është nën sanksione amerikane – deri në fund të javës.

Vendimi, sipas tij, është marrë pavarësisht rrezikut të sanksioneve dytësore që mund t’i kanosen Serbisë nga Shtetet e Bashkuara.

Masa e përkohshme synon të mundësojë që NIS të kryejë pagesat e punëtorëve dhe obligimet e tjera financiare, pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-ve për sanksione ndaj kësaj kompanie në tetor, shkruan Reuters.

Sanksionet janë pjesë e paketës më të gjerë të ndëshkimeve kundër industrisë ruse të energjisë në përshkallëzim të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

NIS njoftoi se ka nisur procesin e ndalimit të rafinerisë së saj në Pancevo – e vetmja rafineri në Serbi – për shkak të mungesës së furnizimit me naftë të papërpunuar dhe pasojave të sanksioneve amerikane. Kompania konfirmoi se objektet janë futur në “modalitet të pezulluar”, fazë që i paraprin mbylljes së plotë.

Nga kompania u deklarua se proceset e ndalimit janë organizuar në mënyrë që rifillimi të jetë i mundur menjëherë sapo të vijojë furnizimi me naftë të papërpunuar.

Gazprom Neft dhe Gazprom, që zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS, janë urdhëruar të heqin dorë nga pronësia e tyre për shkak të sanksioneve që lidhen pikërisht me origjinën ruse të kompanisë. Javën e kaluar, Vuçiq paralajmëroi se nëse kompanitë ruse nuk e shesin pjesën e tyre brenda 50 ditësh, qeveria serbe do të marrë përsipër operimin e NIS dhe do të bëjë ofertë për blerjen e aksioneve.

Megjithëse bankat serbe – përfshirë edhe bankën qendrore = rrezikojnë sanksione dytësore nga SHBA-ja për çdo bashkëpunim financiar me kompaninë e sanksionuar, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë transaksionet deri të paktën të hënën.

Rafineria e NIS, me kapacitet vjetor prej 4.8 milionë tonësh, është një aktor kyç në ekonominë serbe. Kompania punëson rreth 14 mijë persona dhe kontribuon afro 5% të GDP-së së Serbisë, përveçse mbulon rreth 10% të të ardhurave buxhetore.

Aktualisht, Serbia po përdor rezervat afatshkurtra dhe po importon pjesën më të madhe të nevojave të saj nga Hungaria.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika