Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane

Qeveria e Serbisë e ka miratuar një vendim për themelim të një trupi koordinues për t’i garantuar furnizimet me gaz dhe naftë, pas vendosjes së sanksioneve potenciale amerikane në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse

Qeveria e Serbisë e ka miratuar një vendim për themelim të një trupi koordinues për t’i garantuar furnizimet me gaz dhe naftë, pas vendosjes së sanksioneve potenciale amerikane në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse.

Në deklaratë është thënë se ky trup do të drejtojë dhe koordinojë punën dhe aktivitetet e grupeve punuese – njërit që vëzhgon aktivitetet e Thesarit amerikan, dhe tjetrit për negociata dhe marrëveshje për furnizimin e Serbisë me gaz natyror të Rusisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka thënë Televizionit publik të Serbisë, RTS se pret që SHBA-ja t’i vendosë sanksione NIS-it më 10 apo 13 janar.

Kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe kompania e saj amë, Gazprom kanë shumicën e aksioneve të NIS-it, 56.15 për qind, prej vitit 2008, ndërsa 29.87 për qind e kompanisë është nën pronësi të shtetit të Serbisë.

Më 4 janar, Vuçiq ka thënë se nënsekretari amerikan për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernanez, i ka konfirmuar që SHBA-ja do t’i vendosë sanksionet NIS-it.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 16 dhjetor se nuk konfirmon sanksionet, por “është i përkushtuar të pengojë gjenerimin e të hyrave të Rusisë, si dhe rrjetet e financimit që përdor Rusia për të mbështetur luftën kundër Ukrainës”.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka thënë për RTS-në më 23 dhjetor se nuk është në dijeni për vendosje sanksionesh.

Megjithatë, sipas tij, “ekzistojnë shqetësime” nëse NIS-i në duart ruse është duke ndihmuar disi në financim të luftës së Moskës në Ukrainë, dhe që këto çështje duhet të analizohen me kujdes.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë futur Gazprom Neftin në listë të zezë më 2014, pasi Rusia pati aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Gazprom, ndërkaq, nuk është në listën e sanksioneve të Perëndimit.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e funrizimit – pas nisjes së luftës në Ukrainë – Serbia vazhdon të varet në masë të madhe nga burimet ruse të energjisë, dhe kjo varësi ka qenë një prej argumenteve kryesore të Beogradit zyrtar për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës, me gjithë insistimin e Perëndimit./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika