Shala, pas ndryshimit të masës për Pantiq-in: Prokuroria ka rënë nën presionin e ndërkombëtarëve

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, e ka akuzuar Prokurorinë Speciale  se kjo e fundit ka mundur të bie nën-ndikimin e ndërkombëtareve.

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, ka folur për masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili është arrestuar nga Polica e Kosovës nëndyshimin se ky i fundit ka kryer aktë terroristë në veri të Kosovës ndaj zyrave të KKZ-së.

Shala, e ka akuzuar Prokurorinë Speciale  se kjo e fundit ka mundur të bie nën-ndikimin e ndërkombëtareve.

“Çështja se tani i pandehuri gjendet tani në arrest shtëpiak, e tregon faktin dhe dëshmie që Prokuroria Speciale e Kosovës, defakto ka ra nënpresionin politike, publik apo të ndërkombëtareve”, ka theksuar Shala.

“Në çoftë se kanë qenë ato prova materiale mbi të cilat është caktuar masa e paraburgimit,  edhe i pandehuri ka qëndruar nën shoqërimin e pjesëtarëve të Policës së Kosovës në Veri të Kosovës dhe nuk ka pasur mundësi që të sille në qendrën e paraburgimit siç parapamë atëherë njëjti prokuro që e ka pasur rastin e bënë një kërkesa të gjyqtari që e ka pasur lëndën, që të ndryshojë masa që ky të dërgohet në arrest Shtëpiak  për shkak se i pandehur nuk është ndjerë mirë në aspektin shëndetësor”, ka shtuar ai.

Sipas Shalës, do të jetë shumë e vështirë që të bëhet mbikëqyrja e të pandehurit në se  a është duke respektuar arrestin shtëpiak.

“Në veri të Kosovës nuk ka mundësi që të shkojë edhe të trokasësh, për ta kontrolluar se a është i pandehuri në Shtëpi , në këtë aspekt unë mendojë që Prokuroria Speciale e Kosovës ka dështuar tërësisht sa i përket këtij rasti sepse i pandehuri Pantiq ka pasur mundësi që të përcjelltë nga Policia e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të sigurisë edhe të arrestohet me në brendësi të territorit të Kosovës”, ka përfunduar Shala.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika