Shala shpreh pikëpyetje lidhur me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Drizan Shala, njohësi i çështjeve të sigurisë, ka shpërndarë një njoftim në Facebook, në të cilin ka ngritur disa pyetje të rëndësishme lidhur me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Pyetjet e tij shfaqin shqetësimet e tij në lidhje me procesin e kompletimit të Gjykatës Kushtetuese dhe marrëdhënien e saj me qeverinë aktuale

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, përmes një njoftimi në Facebook ka parashtruar disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka ngritur pikëpyetje lidhur me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

“A pritet supriz në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës?; A do të kemi ndonjë surprizë në procesin e kompletimit  të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga Qeveria?; A është qëllimi që edhe ky institucion të kapet nga qeveria e ‘Diona Mihalovit’ përmes të cilës ata planifikojnë dhe sulmojnë çdo vendim të kësaj gjykate?”, ka shkruar Shala.

Shala ka bërë referencë ndaj përvojave të mëparshme, kur persona nga jashtë janë emëruar në poste kyçe në institucionet e Kosovës dhe është shprehur se është për t’u parë në të ardhmen nëse do të ketë zhvillime të tilla edhe në rastin e Gjykatës Kushtetuese.

“A do të sjellin dikë nga Tirana, siç ka ndodhur në disa institucione dhe kjo do të bëhet përmes dhënies së shtetësisë së Kosovës me një procedurë të shpejtë, kjo mbetet për t’u parë në javët ne vijim!”, ka përfunduar Shala.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika