SHBA dhe Japonia nënshkruajnë marrëveshje për mineralet e rralla

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, kanë nënshkruar të martën në Tokio një marrëveshje kornizë për sigurimin e furnizimit me minerale të rralla.

Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe të dobësojë varësinë globale nga Kina, e cila aktualisht kontrollon rreth 90 për qind të tregut botëror të këtyre mineraleve – përbërës kyç në prodhimin e pajisjeve elektronike.

Edhe pse as Trump dhe as Takaichi nuk e përmendën drejtpërdrejt Kinën gjatë nënshkrimit, marrëveshja shihet si një hap strategjik ndaj politikave kufizuese të Pekinit, i cili kohëve të fundit ka kufizuar eksportet e disa mineraleve duke rrezikuar zinxhirin global të furnizimit.

Ndërkohë, Trump dhe presidenti kinez, Xi Jinping, pritet të takohen të enjten në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut, ku do të diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje për zbutjen e tarifave dhe kufizimeve tregtare mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika