Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe i bëri thirrje Izraelit që t’u sigurojë njerëzve ushqim.
Duke folur të hënën në Skoci, Trump tha se SHBA-ja dhe vende të tjera po japin para dhe ushqim për Gazën, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet “të kujdeset, për ta menaxhuar” procesin e dërgimit të ushqimeve raporton euronews.al.
“Dua që ai të sigurohet që ata të marrin ushqim”, tha Trump.
“Dua të sigurohem që ata të marrin ushqim”.
Nga Gaza kohëve të fundit kanë dalë imazhe të fëmjëve të kequshqyer, që kanë nxitur shqetësime për urinë në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.
Duket se komentet e Trumpit janë rezultat i këtyre imazheve, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – është në muajin e 21-të, teksa palët nuk janë afër arritjes së një armëpushimi.