Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se çdo akt hakmarrjeje nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me “forcë shumë më të fuqishme” se sa ajo që është treguar në orët e para të së dielës kundër tri objekteve bërthamore.
“Presidenti Trump ka thënë ‘jo armë bërthamore’, ai ka kërkuar paqe dhe Irani duhet ta ndjekë këtë rrugë”, ka thënë Hegseth. “Irani do të tregohej i zgjuar nëse do t’i merrte seriozisht këto fjalë, sepse ai vërtetë i mendon ato”.
Në një konferencë të jashtëzakonshme të Pentagonit disa orë pas goditjes së tri objekteve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shpalosur detaje nga planifikimi i sulmit dhe janë dhënë mesazhe të fuqishme ndaj Iranit.
“Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Kjo për të vënë theksin në paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Trump, ndaj Iranit për armët bërthamore.
Ai nënvizoi se SHBA-ja ka shkatërruar programin bërthamor iranian, duke shtuar Trump e bëri atë që “shumë presidentë ëndërronin, por nuk mundën”.
Hegseth ka thënë se çdo akt hakmarrjeje nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me “forcë shumë më të fuqishme” se sa ajo që është treguar në orët e para të së dielës kundër tri objekteve bërthamore.
“Presidenti Trump ka thënë ‘jo armë bërthamore’, ai ka kërkuar paqe dhe Irani duhet ta ndjekë këtë rrugë”, ka thënë Hegseth. “Irani do të tregohej i zgjuar nëse do t’i merrte seriozisht këto fjalë, sepse ai vërtetë i mendon ato”.
Në anën tjetër kreu i shtatmadhorisë së SHBA-së, Dan Caine, ka thënë se sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran, ishte një mision shumë i klasifikuar që shumë pak njerëz e dinin për të.
“Ky ishte mision shumë i klasifikuar me shumë pak njerëz në Ëashington që dinin kohën ose natyrën e këtij plani”, tha Caine.
Ai ka treguar se shtatë bombarduesit B-2 ishin të përfshirë në fluturimin 18-orësh në zonën e synuar. Pasi bombarduesit arritën në hapësirën ajrore iraniane, një nëndetëse amerikane lëshoi dhjetëra raketa lundruese “Tomahaëk” kundër objektivave kyçe në centralin bërthamor të Isfahanit. Gjithsej mbi 125 avionë u përfshirë, në mesin e tyre bombardues B-2, cisterna furnizimi me karburantë, aeroplanë zbulimi dhe avionë luftarakë. Duke fluturuar nga një bazë në Missouri, misioni ishte më i gjati me B2 që nga sulmi në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.
Ai tha se në këtë mision kishte një operacion mashtrimi ku bombardues u dërguan në Paqësor si “karrem”, tha Caine.
Hegseth: Sulmi amerikan shkatërroi programin bërthamor të Iranit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se sulmet e së shtunës mbrëma ishin të dizajnuara për të “degraduar” dhe “shkatërruar” aftësitë bërthamore të Iranit.
Ai ka deklaruar se sulmi ka shkatërruar programin bërthamor iranian, por nuk ka pasur ndikim te trupat apo civilët iranianë.
Hegseth ka vazhduar duke thënë se shumë presidentë “ëndërronin t’i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi deri me Trumpin”.
Ai ka shtuar se operacioni ndaj Iranit ishte “i guximshëm dhe brilant”.
“Kur presidenti Trump flet, bota duhet të dëgjojë”, ka thënë ai, duke shtuar se “asnjë vend tjetër përveç SHBA-së nuk mund ta kishte bërë këtë”.
SHBA-ja ka goditur tri objekte bërthamore të Iranit, Fordoë, Natanz dhe Esfahan.
Irani ka paralajmëruar për pasoja.
Rusia dënon sulmin e SHBA-së mbi objektet bërthamore të Iranit
Ministria e Jashtme e Rusisë ka “dënuar fuqishëm” sulmet ajrore të SHBA-së mbi objektet bërthamore iraniane, duke i quajtur ato “një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Në deklaratën e saj në Telegram, ministria ka paralajmëruar për pasoja të mundshme “radiologjike” dhe ka thënë se sulmet shënuan “një përshkallëzim të rrezikshëm… me dëmtim të mëtejshëm të sigurisë rajonale dhe globale”.
Garda Revolucionare e Iranit thotë se përgjigjja ndaj SHBA-së do të shkaktojë “keqardhje të thellë”
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka thënë se përgjigjja e tij ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane do të “shkaktojë keqardhje të thellë”.
“Akti i sotëm i agresionit nga regjimi terrorist amerikan i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit të drejtën legjitime për të vepruar në vetëmbrojtje, duke përfshirë edhe përmes opsioneve që shkojnë përtej llogaritjeve iluzive të koalicionit agresor”, thuhet në një deklaratë të IRGC-së e botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim të Iranit, raporton CNN.
IRGC-ja ka trajnuar, armatosur dhe financuar rrjetin e përfaqësuesve iranianë që shtrihen në Lindjen e Mesme.
“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është i njohur mirë me realitetet e kësaj lufte hibride në shkallë të plotë dhe nuk do të frikësohet kurrë nga zhurma e Trumpit ose bandave kriminale që sundojnë Uashingtonin dhe Tel Avivin”, thuhet më tej në deklaratë.
SHBA-ja ka sulmuar të shtunën vonë tri objekte bërthamore të Iranit, Fordoë, Netanz dhe Esfahan.
Irani ka paralajmëruar për pasoja menjëherë pas sulmit.
Çka janë bombarduesit B-2 të cilët SHBA-ja i ka përdorur edhe në Kosovë
SHBA-ja ka goditur tri centralet bërthamore të Iranit, Fordow, Natanz dhe Esfahan, mes një konflikti të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se bombarduesit e fshehtë B-2 ishin të përfshirë në sulm.
Një zyrtar amerikan më vonë ka konfirmuar se bombat bunker-shkatërruese u hodhën në centralet Fordow dhe Natanz, ka raportuar The New York Times.
Këta bombardues SHBA-ja i kishte përdorur edhe në luftën e fundit në Kosovë, e po ashtu në luftërat në Irak e Afganistan.
Menjëherë pas sulmit mbi Iran, Trumpi ka kërcënuar me sulme të mëtejshme kundër tij nëse kombi nuk dorëzohet.
Por, çfarë është një bombardues i fshehtë B-2 dhe arma bunker-shkatërruese që është përdorur për të sulmuar objektet iraniane?
Bombarduesit e fshehtë B-2 thuhet se janë të përfshirë në sulmet e SHBA-së në tri centralet bërthamore të Iranit.
Bombarduesit amerikanë B-2, të njohur si avioni ushtarak më i shtrenjtë i ndërtuar ndonjëherë, kushtojnë rreth 2.1 miliardë dollarë amerikanë secili.
Prodhuar nga Northrop Grumman Corporation B-2 është i vetmi avion i aftë të mbajë një bombë mjaftueshëm të madhe për të goditur objektin kryesor dhe më të mbrojtur bërthamor të Iranit në Fordow, i cili është ndërtuar thellë në një mal.
Rrezja e veprimit të B-2 është rreth 9,600 kilometra, sipas Forcave Ajrore të SHBA-së. Me furnizim ajror me karburant, bombarduesi, me vëzhgueshmëri të ulët, mund të arrijë praktikisht çdo objektiv në të gjithë botën.
Avioni mund të mbajë një gamë të larmishme armësh konvencionale dhe bërthamore.
Bombarduesit mund të kenë një ekuipazh prej dy personash, pilotin në sediljen e majtë dhe një komandant misioni në të djathtë, sipas Forcës Ajrore. Sipas Reuters, vetëm 21 B-2 janë prodhuar pasi programi i planifikuar i blerjes së Pentagonit ishte shkurtuar.
Ato konsiderohen si një nga platformat më të përparuara të armëve strategjike të Amerikës, të afta të hyjnë në mbrojtjet ajrore të sofistikuara dhe të kryejnë sulme precize kundër objektivave si Fordoë.
Teknologjia e fshehtësisë së B-2 përfshin materiale që nuk mund të kapen nga radarët dhe karakteristika këndore të dizajnit që minimizojnë zbulimin nga sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut, sipas Reuters.
Seksioni tërthor i radarit të bombarduesit thuhet se është i krahasueshëm me atë të një zogu të vogël, duke e bërë atë pothuajse të padukshëm për radarët konvencionalë.
Materialet e përbëra të B-2, veshjet speciale dhe dizajni i krahëve kontribuojnë të gjitha në “fshehtësinë” e tij, sipas Forcës Ajrore Amerikane.
Bombarduesit B-2 operojnë nga një bazë e Forcave Ajrore Amerikane në Misuri.
Çfarë është një bombë shkatërruese bunkerësh?
Sipas raportimeve, hapësira e brendshme e B-2 është projektuar posaçërisht për të ruajtur karakteristikat e fshehtësisë, ndërkohë që akomodon ngarkesa të mëdha municionesh, të cilat mund të përfshijnë dy GBU-57 Massive Ordnance Penetrators (MOP).
MOP është një bombë me precizitet të lartë, e cila ndonjëherë quhet “bombë shkatërruese bunkerësh”.
Siç ka raportuar ABC Neës, MOP është e vetmja armë konvencionale që mendohet se është e aftë të depërtojë dhe shkatërrojë uzinën bërthamore Fordow.
Ajo peshon më shumë se 13 tonë, është gjashtë metra e lartë dhe është projektuar posaçërisht për të “mposhtur objektiva të forta dhe të varrosura thellë” si bunkerët dhe tunelet, sipas një dokumenti faktesh nga një agjenci e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.
Besohet se MOP-t mund të arrijë thellësi deri në 60 metra para se të shpërthejnë.
Këto janë zonat bërthamore iraniane të cilat i goditi SHBA-ja
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur tri zona kryesore bërthamore në Iran gjatë orëve të hershme të së dielës, duke iu bashkuar Izraelit në sulmet ndaj Iranit dhe duke shkaktuar potencialisht një fazë më të rrezikshme të konfliktit, shkruan “The New York Times”.
Një zyrtar amerikan ka thënë se gjashtë aeroplanë luftarakë amerikanë B-2 hodhën një duzinë bomba bunker-shkatërruese në objektin bërthamor Fordow, dhe nëndetëset e Marinës amerikane goditën me 30 raketa lundruese objektet bërthamore në Natanz dhe Isafahan.
Një bombardues B-2 po ashtu hodhi dy bomba bunker-shkatërruese në Natanz, ka thënë zyrtari.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në fjalimin e tij të shkurtër pas sulmeve tha se objektet bërthamore iraniane janë “shkatërruar plotësisht”.
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit ka konfirmuar se tri objektet janë goditur dhe tha se do të marrë masa ligjore kundër SHBA-së në gjykatat ndërkombëtare.
Këto janë lokacionet bërthamore që janë goditur nga SHBA-ja:
Fordow
Fordow shihet si lokacioni më kritik i pasurimit të uraniumit në Iran, i vendosur thellë brenda një mali për ta mbrojtur atë nga sulmet. Vetëm Ushtria amerikane zotëron bomba që mund ta godasin objektin dhe duhen hedhur shumë bomba në lokacionin e njëjtë për të arritur deri te objekti.
Një zyrtar amerikan tha se vlerësimet fillestare tregojnë se objekti “ishte hequr nga tavolina”.
Një ligjvënës iranian ka shkruar në rrjete sociale se vendi ishte evakuuar “shumë kohë më parë” në pritje të sulmeve.
Natanz
Natanz është qendra më e madhe të pasurimit të uraniumit në Iran dhe është dëmtuar në sulme të shumta nga Ushtria izraelite.
Objektet mbitokësore në Natanz u dëmtuan ditën e parë të sulmeve të Izraelit. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha të hënën se infrastruktura elektrike në uzinë është shkatërruar nga sulmet izraelite dhe se humbja e energjisë mund të ketë dëmtuar edhe centrifugat në vend.
Isafahan
Mendohet se karburanti bërthamor i nivelit për të krijuar bombë ruhet në një kompleks jashtë Isafahanit, kryeqytetit të dikurshëm të Iranit. Inspektorët ndërkombëtarë i panë furnizimet me karburant vetëm dy javë më parë, megjithëse nuk ishte e qartë nëse Irani i kishte lëvizur ato furnizime në ditët e fundit, siç thanë disa zyrtarë iranianë.
Ushtria izraelite më parë kishte goditur laboratorët në objekt që punojnë për ta kthyer uraniumin e gazët në formën që duhet për të prodhuar një armë. Aeroplanët luftarakë izraelitë goditën objektin para bombardimit nga SHBA-ja.
Ministri iranian thotë se SHBA-ja “e hodhi në erë” diplomacinë, paralajmëron përgjigje
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur “ta hedhin në erë” diplomacinë. SHBA-ja ka goditur tri objekte bërthamore të Iranit në mëngjesin e të dielës, raporton “CNN”.
“Javën e kaluar, ne ishim në negociata me SHBA-në kur Izraeli vendosi ta hidhte në erë diplomacinë. Këtë javë, ne zhvilluam bisedime me E3/EU (grup të ministrave evropianë) kur SHBA-ja vendosi ta hedhë në erë atë diplomaci”, ka shkruar Araghchi në platformën “X”. “Për Britaninë dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezën e bisedimeve. Por, si mund të kthehet Irani në diçka që nuk e la kurrë, e lëre më ta hedhë atë në erë?”
Ai ka thënë se Shtëpia e Bardhë “luftënxitëse” është “plotësisht përgjegjëse” për pasojat dhe veprimet.
“Republika Islamike e Iranit dënon me fjalët më të ashpra agresionin brutal ushtarak të Shteteve të Bashkuara kundër objekteve bërthamore paqësore të Iranit. Është një shkelje e egër, e rëndë dhe e pashembullt e parimeve themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare”, tha Araghchi në një konferencë për media në Stamboll të dielën. “Administrata luftënxitëse në Washington është e vetmja dhe plotësisht përgjegjëse për pasojat e rrezikshme dhe implikimet e gjera të aktit të saj të agresionit”.
Araghchi ka thënë se nuk ka më “shumë hapësirë për diplomaci”.
“Ata kaluan një vijë të kuqe shumë të madhe duke sulmuar objektet bërthamore…Ne duhet të reagojmë bazuar në të drejtën tonë për vetëmbrojtje”, tha Araghchi.
Araghchi ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se ka tradhtuar si popullin iranian ashtu edhe atë amerikan.
Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja ndaj njëri-tjetrit
Izraeli dhe Irani kanë kryer një valë të re sulmesh ndaj njëri-tjetrit më 22 qershor, pasi Shtetet e Bashkuara kanë goditur objektet kryesore bërthamore të Republikës Islamike.
Ushtria izraelite tha se ka kryer një valë të re sulmesh të dielën, që kanë shënjestruar caqe ushtarake, përfshirë raketahedhës në perëndim të Iranit.
Forcat ajrore nisën “një seri sulmesh ndaj caqeve ushtarake në Iranin perëndimor”, thuhet në një deklaratë ushtarake, ku shtohet se “kanë goditur vende nga ku lëshohen raketat drejt Izraelit, ushtarë të forcave të armatosura iraniane, dhe kanë neutralizuar me shpejtësi pajisjet ushtarake që pak më parë kishin lëshuar raketa drejt Izraelit”.
Përveç në perëndim të Iranit, një zëdhënës i qendrës për menaxhimin e krizave në Kom – në Iranin qendror – njoftoi se Izraeli ka sulmuar një kazermë ushtarake.
Sipas këtij zëdhënësim katër persona janë vrarë nga ky sulm në kazermën Martiri Mustafa Khomeini.
Në këtë kazermë përfshihen ndërtesa të ushtrisë dhe të mbrojtjes ajrore që veprojnë në kuadër të Gardës Revolucionare Islamike dhe të ushtrisë iraniane. Edhe më 15 qershor ishte sulmuar kjo kazermë, sipas mediave iraniane, të cilat kishin raportuar për dy ushtarë të vrarë dhe 42 të tjerë ishin plagosur.
Ndërkaq, forcat e armatosura iraniane raportohet se kanë goditur disa caqe në Izrael, përfshirë aeroportin Ben Gurion, pasi SHBA-ja ia sulmoi objektet kryesore bërthamore.
Agjencia e lajmeve Fars raportoi se u sulmua një aeroport, “një qendër për kërkime biologjike”, bazat logjistike dhe disa qendra komanduese.
Shërbimi i shpëtimit Magen David Adom i Izraelit njoftoi se kishte “dërguar në spital 16 persona, përfshirë një burrë 30-vjeçar në gjendje mesatare, i plagosur në pjesën e sipërme të trupit nga copat e predhave”.
Televizioni publik KAN 11 transmetoi pamje të një ndërtese të shkatërruar, e rrethuar nga grumbuj rrënojash, për të cilën tha se ndodhej në qendër të Izraelit, pas dy valëve të raketave të lëshuara drejt Izraelit rreth orës 07:30 të mëngjesit.
Policia izraelite raportoi për “rënien e copave të armëve” në një zonë veriore që përfshin portin e Haifës, ku autoritetet lokale thanë se shërbimet e emergjencës po shkonin drejt “vendit të incidentit”.
Ushtria amerikane goditi më 21 qershor tre objekte bërthamore iraniane, Fordo, Natanz dhe Esfahan, gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.
Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit
Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë ta rinisin tregtimin të hënën në mëngjes në Azi, shkruan “BBC”.
“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, ka thënë Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive te “Crystol Energy”. “Kjo frikë do të reflektohet në një premium më të lartë gjeopolitik shtuar në çmimet e naftës”.
Nafta bruto “Brent” e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi u rrit çmimi thuajse 20 për qind në muajin e fundit.
Përkundër këtyre rritjeve, prapë çmimet janë ende më të ulëta se që ishin në të njëjtën pikë vitin e kaluar.
Kallas bën thirrje për negociata
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe kthim në tavolinën e bisedimeve, pas sulmeve amerikane në Iran.
“U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë”, tha Kallas.
Ajo shtoi se Irani nuk duhet të lejohet që të ketë armë bërthamore dhe se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme të hënën.
Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thërret takim urgjent
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të mbajë një takim urgjent të hënën “në dritën e situatës urgjente në Iran”, sipas shefit të agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së,
Ndërkohë, shefi i agjencisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslam, i ka shkruar IAEA-së, duke thënë se Teherani dëshiron një hetim mbi sulmet e SHBA-së dhe po i kërkon agjencisë mbikëqyrëse të dënojë veprimin e SHBA-së, raportojnë mediat iraniane, raporton BBC.
Më parë, IAEA ka kofirmuar se nuk ka pasur “rritje” të niveleve të rrezatimit pasi SHBA-ja ka goditur tri centrale bërthamore në Iran.
Starmer i bën thirrje Iranit të kthehet në tavolinën e bisedimeve
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se SHBA-ja ka ndërmarrë veprim për të “zbutur” kërcënimin e madh të programit bërthamor të Iranit.
Në një deklaratë ai ka thënë se programi bërthamor i Iranit është kërcënim i madh për sigurinë kombëtare.
“Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore dhe SHBA-ja ka ndërmarrë masa për të zbutur këtë veprim.
Ka shtuar se “situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është prioritet. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe të arrijë zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund krizës”.