SHBA-ja sanksionon presidentin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të hënën sanksione ndaj presidentit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara

Marinko Çavara, presidenti i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të hënën e gjashtë qershorit kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara.

Kështu është bërë e ditur në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit.

Po ashtu, SHBA-ja ka sanksionuar Alen Sheraniq, ministër i Shëndetësisë në Republikën Sërpska, shkruan Reuters.

Marinko Çavara, presidenti i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Ndryshe, më pesë janar të vitit 2022, ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Bosnje dhe Hercegovinës, Milan Tegeltija dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, njëherësh deputet Mirsad Kukiç, janë future në listën e personave të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Atyre u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tegeltija dhe Kukiç u përfshinë në këtë listë, bazuar në një deklarate të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken për “përfshirjen e tyre në aktivitete të rëndësishme korruptive”.

SHBA kishte paralajmëruar edhe udhëheqës të tjerë dhe subjekte të lidhura me aktorë të korruptuar ose destabilizues në Bosnje e Hercegovinë se mund të jenë gjithashtu subjekt i veprimeve të ardhshme nga qeveria amerikane.

Departamenti amerikan i Thesarit zgjeroi sanksionet për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Siç thuhet në njoftim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me familjen e Dodikut.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika