Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) gjatë natës publikoi pamje që sipas saj tregojnë disa anije ushtarake iraniane duke u shkatërruar nga sulmet amerikane.
CENTCOM thotë se objektivat që u “eliminuan” të martën përfshinin 16 anije minash detare pranë Ngushticës së Hormuzit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjenerali Dan Caine, tha gjatë një konference për shtyp në Pentagon të hënën se shkatërrimi i marinës iraniane ishte një nga tre objektivat kryesore të Operacionit “Epic Fury” (Furia Epike).
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte kërcënuar më parë se do të shkatërronte çdo anije iraniane që do të përpiqej të vendoste mina në Ngushticën e Hormuzit, një kanal kyç ndërkombëtar transporti detar në Lindjen e Mesme, ku anijet e kontejnerëve kanë qenë objekt sulmesh.
Pamjet e publikuara nga CENTCOM në rrjetin social X (ish-Twitter) tregojnë anije të madhësive të ndryshme që shpërthejnë pasi goditen nga predha ose raketa.