ShBA pritet të japë shumë të konsiderueshme financiare për Ukrainën

SHBA do të shpallë ndihmë "të konsiderueshme" për Ukrainën, derisa ministrat e jashtëm të NATO-s takohen në Rumani





Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin ndihmë financiare “të konsiderueshme” për Ukrainën, të martën, për ta ndihmuar atë të përballet me dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në infrastrukturën e saj energjetike, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Ndihma, e cila do të detajohet nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, në margjinat e një takimi të NATO-s në kryeqytetin rumun, Bukuresht, “është thelbësore dhe nuk është fundi”, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë, duke folur në kushte anonimiteti dhe pa dhënë detaje të mëtejshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se administrata Biden kishte buxhetuar 1.1 miliardë dollarë për shpenzimet e energjisë në Ukrainë dhe Moldavi.

Ministrat e jashtëm të NATO-s do të takohen të martën dhe të mërkurën në Bukuresht, ku do të diskutohet për mbështetjen e aleancës për Ukrainën që nga pushtimi rus.

Gjermania, e cila aktualisht kryeson G7, ka thirrur një takim të martën pasdite në margjinat e mbledhjes së NATO-s, për të diskutuar krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Rumania, si dhe Moldavia fqinje, janë goditur rëndë nga lufta, dhe rreth dy milionë njerëz që ikën nga Ukraina kanë kaluar nëpër vend.

Bukureshti aktualisht pret rreth 80,000 refugjatë, sipas shifrave të cituara nga Uashingtoni.





Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika