SHBA sanksionon kompanitë e mëdha të naftës ruse, kërkon armëpushim të menjëhershëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mërkurën sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, duke i bërë thirrje Moskës të pranojë një armëpushim të menjëhershëm në luftën me Ukrainën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte paralajmëruar për javë të tëra mundësinë e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të vazhdimit të luftës, por vendimi u mor vetëm tani, raporton CNN.

“Tani është koha për të ndaluar vrasjet dhe për një armëpushim të menjëhershëm”, tha Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, në një deklaratë zyrtare.

Ai shtoi se për shkak të refuzimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund “kësaj lufte të pakuptimtë”, Departamenti i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës që, sipas tij, “financojnë makinën e luftës së Kremlinit”.

Bessent theksoi se SHBA-ja është e përgatitur të ndërmarrë masa të tjera nëse Moska nuk ndalon agresionin ndaj Ukrainës.

Pas shpalljes së sanksioneve, presidenti Trump njoftoi se ka anuluar një takim të planifikuar me Putinin në Budapest.

“Anuluam takimin me presidentin Putin. Thjesht nuk dukej e drejtë për mua. Nuk dukej se do të arrinim aty ku do duhej të arrinim. Kështu që e anulova”, deklaroi Trump.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika