SHBA: S’ka shenja të aktivitetit të jashtëtokësorëve gjatë rrëzimeve të fundit të objekteve

Zyrtarët amerikanë thanë po ashtu se ende nuk ka arritur të identifikojnë objektet që fluturuan mbi Amerikën e Veriut

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ka asnjë shenjë të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve, pas rrëzimit të një sërë objektesh të paidentifikuara në hapësirën ajrore mbi Amerikën e Veriut.

“E di se ka pasur pyetje dhe shqetësime lidhur me këtë çështje, por jo nuk ka. Sërish e them, nuk ka shenja të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve gjatë këtyre rrëzimeve të fundit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Të dielën, një gjeneral i forcave ajrore të SHBA-së tha se ai nuk mund të përjashtojë alienët apo ndonjë shpjegim tjetër, shkruan REL.

Zyrtarët amerikanë thanë po ashtu se ende nuk ka arritur të identifikojnë objektet që fluturuan mbi Amerikën e Veriut.

Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se kontrolli më i rreptë i hapësirës ajrore mund të shpjegojë detektimin e objekteve fluturuese, por ende ata nuk kanë vlerësuar se ka rrezik për njerëzit në tokë nga këto objekte.

Sipas tij, këto objekte të paidentifikuara nuk kanë dhënë indikacione se kishin aftësi të manovrimit.

Brenda tetë ditësh, SHBA-ja ka rrëzuar katër objekte fluturuese, përfshirë edhe një balonë kineze, që Uashingtoni thotë se është përdorur për qëllime spiunazhi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika