ShBA thotë se kamionë me ushqime kanë hyrë në Gaza për herë të parë që nga lufta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kamionët e parë komercialë kanë hyrë në Gaza, për herë të parë që nga shpërthimi i luftës Izrael - Gaza. Brenda këtyre kamionëve kishte ushqime, të cilat janë të nevojshme derisa konflikti ende po vazhdon

Foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë thënë se kamionët e parë komercialë kanë hyrë në Gaza të shtunën, për herë të parë që nga shpërthimi i luftës Izrael – Gaza.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller, u ka thënë gazetarëve se është “një hap kritik drejt përmirësimit të jetëve të popullit palestinez në Gaza që ne shohim jo vetëm dërgimin e ndihmave humanitare, por edhe mallra komerciale që mund të shiten në dyqane dhe tregje”.

Miller nuk ka ofruar detaje mbi sasitë apo operatorët, por ka thënë se kamionët po sillnin kryesisht ushqime, gjë që nevojitet, ndërsa konflikti vazhdon.

Ai ka shtuar se dërgesat ishin të rëndësishme, por jo të mjaftueshme në vetvete – dhe ShBA do të vazhdojë të punojë me Izraelin, Egjiptin dhe vendet e tjera në rajon për të rritur ndihmën që të hyjë në Gaza.

BBC raporton se këta kamionë komercialë – që hynë përmes Rafah – janë së bashku me dërgesat e zakonshme të ndihmave të udhëhequra nga OKB.

Qeveria izraelite nuk ka komentuar ende njoftimin e SHBA-së, por veçmas Izraeli ka hapur vendkalimin Kerem Shalom për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza direkt nga Izraeli për herë të parë që nga lufta – për të cilën, Miller është shprehur se ishte rezultat i “diplomacisë intensive”.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika