Shefi i NATO-s lavdëron sulmet e SHBA-së ndaj Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se i qëndron besnik mesazhit të tij të urimit drejtuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për “veprimin e tij vendimtar në Iran”.

Rutte e përgëzoi Trumpin dhe e quajti sulmin e SHBA-së ndaj Iranit “vërtet të jashtëzakonshëm”, në mesazhet me tekst të postuara nga presidenti në mediat sociale të martën.

Duke folur me gazetarët në samitin e NATO-s në Holandë sot(e mërkure) në mëngjes, Rutte tha se nuk po e rishqyrtonte vlerësimin e tij për sulmet amerikane, pasi raportet e medias vunë në pikëpyetje efikasitetin e tyre.

CNN raportoi dje (e marte) se sulmet ushtarake amerikane ndaj tre prej objekteve bërthamore të Iranit nuk shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të vendit dhe me shumë gjasa vetëm e vonuan atë me muaj, sipas një vlerësimi të hershëm të inteligjencës amerikane që u përshkrua nga shtatë persona të informuar mbi të.

Megjithatë, Rutte vazhdoi të lavdëronte Trumpin dhe veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran të mërkurën.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika