Shefi i NATO-s në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar të enjten në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar të enjten në Ukrainë, e para e tij që nga agresioni i Rusisë më shumë se një vit më parë.

Shefi i NATO-s vizitoi një një vend përkujtimor për ushtarët e rënë dhe pa nga afër pajisjet e dëmtuara ushtarake ruse të ekspozuara në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Sekretari Stoltenberg ka shprehur vazhdimisht mbështetje për vendet anëtare të NATO-s që furnizojnë me armë dhe ndihmojnë forcat ukrainase, sikundër edhe zgjerimin e aleancës me Finlandën, e cila bashkohet këtë muaj në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë, shkruan VOA.

Një aplikim i ngjashëm nga fqinji i Finlandës, Suedia, është miratuar nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përveç Hungarisë dhe Turqisë.

Vizita e Stolteberg ka të ngjarë ta nervozojë Rusinë, e cila e konsideron NATO-n si një bllok ushtarak armiqësor të prirë për të cenuar atë që ajo e sheh si sferën e saj të ndikimit dhe kundërshton përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n.

Kremlini u tha gazetarëve të enjten se një nga qëllimet e atij që Moska e quan “operacioni i posaçëm ushtarak” në Ukrainë ishte parandalimi i anëtarësimit të saj në NATO.

Danimarka dhe Holanda njoftuan të enjten se janë duke punuar së bashku për të blerë dhe rinovuar 14 tanke Leopard 2-A4 për Ukrainën.

Ministritë holandeze dhe daneze të mbrojtjes thanë se tanket do të jenë gati për t’iu dorëzuar forcave ukrainase në fillim të vitit të ardhshëm. Danimarka dhe Holanda do të ndajnë çmimin prej 180 milionë dollarësh.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të sigurojnë pajisje të rënda si, tanke, në mënyrë që të jetë në gjendje të përballet me forcat ruse.

Marrëveshja e tankeve pasoi njoftimin e së mërkurës nga ministri ukrainas i mbrojtjes se sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot kishin mbërritur në vend. Sistemet e raketave ishin një tjetër kërkesë në listën e Ukrainës për t’u mbrojtur më mirë kundër sulmeve ajrore ruse.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika