Shefi i NATO-s, Stoltenberg planifikon të largohet nga detyra në tetor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Lideri afatgjatë i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka plan ta zgjasë mandatin e tij për herë të katërt, dhe pret të zëvendësohet në tetor të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur të dielën NATO.

“Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, është zgjatur tri herë dhe ai ka shërbyer prej pothuajse nëntë vjetësh”, ka thënë zëdhënësja Oana Lungescu, shkruan REL.

Ish-kryeministri norvegjez, 63-vjeçar, mori detyrën në selinë e NATO-s në Bruksel më 1 tetor 2014, dhe ka mbikëqyrur aleancën perëndimore përmes disa krizave ndërkombëtare.

Gjatë mandatit të tij në detyrë, personeli i fundit i NATO-s dhe forcat amerikane u larguan nga Afganistani në gusht të vitit 2021, pak para se kryeqyteti Kabul të binte në duart e talebanëve, të cilët ringjallën regjimin e tyre islamik.

Stoltenberg ka mbikëqyrur gjithashtu përgjigjen e NATO-s ndaj pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe luftës në vazhdim.

Ai ka qenë një sekretar i përgjithshëm i respektuar dhe në veçanti një urë lidhëse midis aleatëve evropianë dhe Uashingtonit nën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, një kritik i shpeshtë i NATO-s.

Diplomatët nga disa aleatë të NATO-s kishin spekuluar se mandati i Stoltenberg mund të zgjatet edhe një herë deri në një samit vitin e ardhshëm, për të shënuar 75-vjetorin e aleancës.

Por, pas një vizite në Washington javën e kaluar, zyra e tij njoftoi se ai nuk do të kërkonte një zgjatje tjetër të mandatit.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika