Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e unazës së qytetit, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë komunë.
Ai theksoi se ky projekt nuk është vetëm një investim në qarkullim më të lehtë, por edhe një hap drejt zhvillimit urban të Junikut sipas standardeve moderne.
“Sot, bashkë me ekipin tim, kemi qenë në terren për të mbikëqyrur nga afër vazhdimin e punimeve në ndërtimin e Unazës së qytetit – një projekt kyç për infrastrukturën dhe zhvillimin urban të Junikut.
Me këtë projekt po ndërtohet edhe rruga e lagjes Shkëlzen Gacaferi, e cila po lidhet me unazën.
Kjo do të sjellë lehtësim të qarkullimit, qasje më të mirë për banorët dhe një hap më afër një Juniku të planifikuar me standarde moderne.
Kjo është rruga që kemi zgjedhur: jo fjalë, por punë. Jo premtime, por rezultate.
Sot – Unaza.
Nesër – Sheshi i qytetit.
Dhe çdo ditë, një hap më afër vizionit tonë: Junikun Përtej”, ka shkruar Shehu.