Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidat për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu, ka thënë se puna e tij gjatë katër viteve të para është përballur me sfida të shumta.
Ai vuri theks të veçantë tek potenciali i madh turistik që ofron komuna, veçanërisht bjeshkët e Junikut. Shehu kujtoi se përmirësimi i rrugës gjatë këtij mandati ka sjellë interesim të madh nga vizitorët, të cilët çdo fundjavë frekuentojnë këtë destinacion.
“Në mandatin e parë, ato ambiciet, për shkak të problemeve, sfidave që dalin, sidomos kontratat të cilat një pjesë e tyre kanë qenë ë dëmshme, nuk janë pranuar punët e janë bërë pagesat përmes masave përmbaruese, administrative nuk më ka lejuar që të realizojë programimin që e kam premtuar.
Dhe çështja tjetër në këtë drejtim që janë kryer deri më tani, më duhet edhe një mandat që të kanalizojë, edhe të ndërtohet infrastruktura edhe të ketë zhvillim edhe me të qëndrueshëm me investime. Potencialin më të madhe komuna e ka bjeshkët Junikut, që njihen edhe me majën më të lartë, që është në Kosove 2556 metra. Një potencial i madh, interesim i madh prej krejt qytetarëve të Kosovës, që ta vizitojnë çdo vikend, pas rregullimit të rrugës që e kamë bërë gjatë këtij mandati”, ka thënë Shehu.