Shehu prezanton projektet kryesore për Junikun

Kryetari aktual i Junikut dhe kandidat për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar disa nga projektet kryesore zhvillimore që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.

Shehu ka thënë se një nga projektet më të mëdha është ndërtimi i sheshit të qytetit, me një vlerë afërsisht 5 milionë euro. Një tjetër projekt i rëndësishëm është rregullimi i shtratit të lumit Erenik dhe ndërtimi i infrastrukturës përcjellëse, gjithashtu me një vlerë rreth 5 milionë euro.

Shehu gjithashtu prezantoi planin për ndërtimin e ski-liftit në bjeshkët e Junikut, një projekt që tashmë ka kaluar studimin e fizibilitetit dhe përcaktimin e vijave për ndërtim. Ai shtoi se po punon edhe në përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në zonat malore.

“Top projektet që garoj në këtë mandat janë; ndërtimi i sheshit, që ka afër 5 milionë euro, projekt i detjaizuar për investim. E kemi ndërtimin (rregullimin shtratit) e lumit Erenik me infrastrukturë përcjellëse edhe ko rreth 5 milionë euro. Do të kemi edhe ski-liftin, kemi bërë edhe studimin e fizibilitetit, ka përcaktuar vijat ka mund të ndërtohet lifti, pa një studimin nuk kemi mundur fillimin e tij. Që do të përdoret për të shfrytëzuar bjeshkët tona. Top tjetër është në masë të matjeve, jam në kontakt edhe me KEDS-in, në mënyrë që të bëjmë ndërtimin e rrjetit të energjisë elektrike (në bjeshkët e Junikut)…”, ka thënë Shehu në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika