Shëngjini po shndërrohet në një nga destinacionet më të kërkuara, si për pushuesit vendas dhe të huaj, ashtu edhe për investitorët.
Tashmë kanë nisur ditët e para të verës dhe plazhet në Shëngjin janë të mbushura.
Qytetarë nga vende të ndryshme të botës kanë ardhur për të kaluar pushimet, derisa temperaturat e larta kanë shtuar kërkesën për pushime pranë detit.
Numrin më të madh të pushuesve e përbëjnë ata nga Kosova që thonë se nuk e ndërrojnë Shëngjinin prej vitesh, ndërsa edhe banorët rezidentë kanë vënë re një shtim të dukshëm të turistëve këtë sezon.
Nga ana tjetër, sipas banorëve Bashkia e Lezhës ka ndërhyrë në infrastrukturë, duke përmirësuar sistemin e ujësjellësit. Kjo ka ndikuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve, jo vetëm në hotele, por edhe në plazhet publike dhe në shtëpitë private që ofrojnë akomodim.
Paralelisht me fluksin e turistëve, është rritur ndjeshëm edhe interesi për të blerë prona në këtë zonë.
Vetëm këtë vit, mbi 360 shtetas polakë kanë blerë apartamente në Shëngjin, duke e kthyer këtë qytet në një pikë të nxehtë për investime të huaja.
Një prej projekteve më të mëdha në këtë zonë është nisur në Ranën e Hedhun, ku Dukagjini Group po realizon një investim të jashtëzakonshëm, i cili konsiderohet si perla e veriut.
Më poshtë keni videon, ku mund t’i dëgjoni edhe deklarimet e qytetarëve nga Kosova dhe banorëve të Shëngjinit: