Shenjat e tërheqjes së Beogradit, policët kosovarë dyshohen vetëm për armëmbajtje pa leje

Serbia e ndërruar vendin e mbajtjes së seancës kundër tre policëve që i ka rrëmbyer në Kosovës, nga Beogradi në Kraljevë, për shkak të zbutjes së veprës penale

Sipas informatave jozyrtare, shkak për ndryshimin e mbajtjes së seancës kundër tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Gjykata në Beograd në atë të Kraljevës, ka qenë zbutja e veprave penale për të cilat ata dyshohen.

Sipas burimeve, tani ata janë të dyshuar vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, e jo edhe ndonjë vepre tjetër penale. Beqir Sefa, Rifat Zeka dhe Shemë Mustafa, tre zyrtarët policorë u rrëmbyen nga njësite të ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës, derisa fillimisht ishin dërguar në Beograd, por nga atje kanë munguar informacionet zyrtare për shkaqet që po mbaheshin, përveç pretendimeve që ata ishin futur në territorin e Serbisë.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, gjatë së mërkurës, kishte deklaruar se, sipas tij, ata ishin arrestuar shkaku i kalimit të vijës administrative të armatosur rëndë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika