Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në Prishtinë, reagon Rama

"Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete, dhe të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme, për shkak të kushteve atmosferike"

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, iu ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës se për shkak të kushteve atmoseferike të kenë kujdes të shtuat gjatë lëvizjes me automjete.

Gjithashtu, Rama, iu ka bërë thirrje që të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete, dhe të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme, për shkak të kushteve atmosferike”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjithashtu, edhe drejtori i Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica, ka folur për Radio Dukagjini dhe ka konfirmuar se stuhia e shiut ka krijuar disa dëm në komunën e Prishtinës që sipas tij ajo ka rrezuar disa lisa.

Ndërsa sipas tij institucionet përkatëset kanë dalë në vendin e ngjarjes e janë duke i larguar drunjte nga rruga.

“Gjendja për momentin është e stabilizuar, kemi disa pemë të rrezuar në kryeqytet jemi duke intervenuar në rrugën Luna Haradinaj, rrugën Agim Ramadani, në Bregun e Dellit”, ka thënë ai.

Stuhia e fortë në Prishtinë ka shkaktuar thyerjen e pemëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ndërkaq, KEDS njofton se në një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

“Si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës”, njofton KEDS.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika