Shkoi për të marrë ushqim por u dhunua, bombardimi i NATO-s e shpëtoi të gjallë; Rrëfimi i të mbijetuarës së dhunës seksuale

Në Debat Plus, në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret -Klithma e vërtetë e luftës” një grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë ka rrëfyer një histori tronditëse dhe jashtëzakonisht të dhimbshme.

Ajo rrëfen se burri i saj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe për shkak të kushteve të vështira, kishte mbetur i paralizuar.

“Vujke, se u ftofshin, u ftofshin për shkak të kushteve të vështira. Edhe mas një kohë bejagi të gjatë, nuk po e di bash-bash sa, mbeti në shtëpi, se nisi me u paralizu krejt. Edhe u paralizu tani, kur erdh në shtëpi, u paralizu krejt. Na dyherë jemi dal prej shpisë. S’mujke me lëvizë, s’mujke me lëvizjë hiq. U ngarkum na, i bonëm teshat gati, kerrin e mushëm s’kishim këto ku me qit. Në kerr dojshëm me marrë ushqim me marrë me qu në mal. Edhe këto me kolicë të druve, e kom qit unë këto në kolic, edhe t’u e shty kodrës bjeshkës përpjetë me kolic. S’kam pasur ndihmë prej kërkujt se secili e ka pas gajlen e vet. Edhe në mal kena nejt me to tre mujt ditë…”, ka thënë ajo.

Në një nga kthimet për të marrë ushqim në shtëpi, ajo u përball me paramilitarët serbë, të cilët pasi e kishin kapur, e kishin dhunuar.

Ajo thotë se i kishte rënë të fikët, ndërsa shpëtimi i saj kishte ardhur vetëm kur NATO kishte bombarduar zonën, duke i detyruar dhunuesit të iknin.

“Qashtu të paralizum, por mirëpo unë që s’kish kush me u kujdes për shpi, kunata ish me fëmijë edhe u detyrojsha unë me burra të mahalles me ardh me marrë ushqim, me marrë ushqimin në shtëpi, me iu tregu burrave të mahallës se ku e kisha mshef unë ushqimin nuk guxojsha se thojsha mbesim pa ushqim në mal. Edhe u detyrova me shku me ta. Momentin e parë kur jom shku me ta e kom pas një çikë të kunatit me veti. Mirëpo tana, kunata pak nuk deshti tha ti je tha pa fëmijë ti tha keq nuk e len kërkonin edhe kështu që shko ti tha merr miell me këta burrat edhe çikën tha ma mos ma merr. Mos ma merr çikën, mos ma merr djalin shko puno. Unë nuk e di qaq sa jom kanë, sa që mu doke vetja që unë jom kryefamijare e shtëpisë aty, edhe pse s;kisha fëmijë, burrin e kisha shtrit në krevet u detyrova me ardh dytën herë. Kur jom ardh me marrë miell, pula vezë çka kishëm në shtëpi, kena kujtu që policia janë tërhjek prej atyhit, mirëpo policia zakonisht në qat kohë kanë nejt në shkollë. Shkollën e kena pas afër, në shkollë edhe në shtëpinë tonë. Se të parën herë na e kanë pas kallë shtëpinë, po mandej u kthym e ndreqëm shtëpinë edhe thojshëm tashmë s’hijnë këtu. Mirëpo ata në shtëpi. 

Unë e kom pas njëfar terase me marrë millin, pulat t’u i nxjerr në koçak, kanë bërtitë pulat. Pulat kanë bërtitë, kanë ik pulat. Se unë, unë e mora sikur të parën herë, të parën herë kur i kena marrë pulat s’u nij kërkush që është kërkush. Po dytën herë kur kena shku, kanë bërtitë pulat t’u i marrë pulat janë dal paramilitarët serbë”, ka shtuar ajo.

“Po, dulën paramilitarët serbë, janë dalë edhe unë kom piskat. Kur m’kanë pa, m’kanë kap, m’kanë ngreh zhag, m’kanë ofru te dera e shtëpisë. Aty dhunimin që ma kanë bo…”, ka thënë ajo.

“Dy persona i kom pa. Njoni ma ka mbajt automatin në ballë, tjetri m’ka dhunu. E di që më ka ra të fikët se unë e nijë vetën shumë.. nuk muj kështu me me kajt e me, po e nij vetën shumë të ngarkume.

Kur m’kanë kap, m’kanë ngreh zhag. M’i kanë shky teshat, se unë me tesha të burrave vesh. M’i kanë shky teshat, me dhunë me kështu m’i kanë hjek. Kom bërtitë, ma kanë mshel gojën. Veç m’kanë shah (vuçite nato) qysh po i bjen tash ajo..Më kanë dhunu, e di që më ka ra të fiktë, kom lyp ujë, m’kanë urinu në gojë. Po, po Zoti ka dasht me m’pshtu e me kon unë sot ku jom qetu edhe NATO, ka gju NATO edhe ka bo qështu dritë edhe u zdritë edhe mkanë shty me këmbë, m’kanë lon edhe kanë ik. Kom shku zhag, e zhag e deri tek deri…”

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika