Shkolla “Sezai Surroi” në fshatin Bellobrad i është drejtuar Policisë së Kosovës, në Dragash, me kërkesë për ndërmarrjen e masave të menjëhershme lidhur me shfaqjen e arinjve në territorin e fshatit.
Sipas kërkesës, prezenca e këtyre kafshëve të egra paraqet rrezik serioz për nxënësit, stafin arsimor dhe banorët e fshatit, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites, kur nxënësit udhëtojnë drejt dhe nga shkolla.
Në emër të shkollës, kërkojnë që Policia të ndërhyjë sa më shpejt për largimin ose eliminimin e rrezikut që paraqesin arinjtë, duke siguruar kështu sigurinë e komunitetit dhe të nxënësve.
Shkolla shpreson se kërkesa do të merret seriozisht dhe do të realizohet në kohë sa më të shkurtër.