Shkup: Gjykata Kushtetuese rrëzon iniciativat për “Safe City”, përplasje për përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin me qytetarët

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur me shumicë votash të hedhë poshtë iniciativat e paraqitura nga Aleanca për Shqiptarët, përkatësisht nga Ziadin Sela dhe Arben Taravari, si dhe nga Ylli Paçuku, të cilat kundërshtonin disa aspekte të sistemit të sigurisë rrugore Safe City.

Iniciativat kontestonin veçanërisht faktin që ky sistem është zbatuar vetëm në tre qytete, si dhe detyrimin që qytetarët të kenë telefon celular dhe adresë emaili për komunikim me autoritetet. Megjithatë, Gjykata i refuzoi plotësisht këto kërkesa.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, gjyqtarët shqiptarë shprehën kundërshtime, duke ngritur edhe problemin e gjuhës së komunikimit të sistemit “Safe City”, pasi mesazhet SMS dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas gjyqtarit Naser Ajdari, në dispozitat e kontestuara nuk përcaktohet qartë se në cilën gjuhë duhet të kryhet komunikimi dhe nuk është paraparë që ai të zhvillohet në gjuhët zyrtare, në përputhje me amendamentin kushtetues për përdorimin e gjuhëve.

Edhe gjyqtari Osman Kadriu theksoi se përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk është i paraparë në procedurat që lidhen me këto kundërvajtje, as në Ligjin për Kundërvajtje.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, deklaroi se kjo çështje nuk përbën problem. Sipas tij, do të ishte edhe më logjike që mesazhet të dërgoheshin vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Ai argumentoi se gjuha maqedonase është gjuha zyrtare e shtetit dhe njohja e saj është e drejtë dhe detyrim për çdo qytetar, ndërsa përdorimi i anglishtes është i nevojshëm për rastet kur shkeljet kryhen nga të huaj raporton Alsat përcjell Dukagjini.

Këtë qëndrim e kundërshtoi gjyqtari Fatmir Skender, i cili e cilësoi qasjen e Kostadinovskit si absurde. Sipas tij, nuk ka logjikë që shteti të komunikojë me të huajt në gjuhën angleze, ndërsa të mos u ofrojë qytetarëve të vet komunikim edhe në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, gjyqtarja raportuese Ana Pavllovska Daneva deklaroi se ligji nuk e ndalon dërgimin e mesazheve edhe në gjuhën shqipe dhe se kjo çështje i takon kryesisht Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Për sistemin “Safe City” është dorëzuar edhe një iniciativë tjetër që lidhet me ndryshimet në Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, konkretisht për konfiskimin e automjeteve. Kjo çështje pritet të shqyrtohet në një nga seancat e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika