Pasi KEDS ka filluar shkyçjen e bizneseve, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në një konferencë për media, deputetja Hykmete Bajrami ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
‘‘Për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin tonë lidhur me shkyçjen e mbi 1300 bizneseve. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit. Ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE dhe në çdo institucion tjetër. Sot shkyçja e dhunshme është persekutim. I bëjmë thirrje prokurorisë speciale që të merret me institucionet siç janë ZRRE dhe të tjera’’, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, Bajrami ka thënë se janë qytetarët ata që po paguajnë për mafinë energjetike, dhe se në horizont, vihet re një valë e re e inflacionit.
‘‘Qytetarët duhet ta dinë që po paguajnë për mafinë energjetike. Faturat për ekonomi familjare ka kohë që janë dyfishuar. Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit. Kjo politikë, disa biznese do ti mbyllë në tërësi, disa do të largohen për në vendet fqinje’’, ka thënë ajo.
Siç njoftoi KEDS, janë mbi 1300 biznese që pritet të shkyçen në mungesë të arritjes së një kontrate për furnizim