Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e ulëta po dëmtojnë bizneset

Shoqata e Naftëtarëve ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit, nga e cila anëtarët dolën të kënaqur me përmbushjen e kërkesave nga Ministria e Tregtisë, por sipas tyre detyrimi për çmime të ulëta po i dëmton naftëtarët.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, paraqiti disa kërkesa dhe përmendi se çmimet e ulëta, sipas tij, po ndikojnë negativisht në bizneset e sektorit.

“Sa i përket sektorit të naftës, është rregulluar në emër timin. Falënderoj për bashkëpunimin Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Janë realizuar kërkesat, por kemi edhe disa kërkesa të tjera. Kërkesa e fundit që e kemi është udhëzimi për ndryshimin administrativ 15/2022, ku kriter për licencë është pranimi teknik ose vërtetimi për përdorimin e pikës së karburantit.

Problemi që e kemi është vendimi për marzhën e fitimit: me shumicë 2 cent, me pakicë 12 cent.

Jemi ankuar dhe kemi kërkuar që të mos aprovohet, sepse Kosova ka çmimet më të lira. Ky është realiteti, kjo është puna e naftëtarëve. Ka edhe çmime jashtë normës, shumë të lira: litri është 1.05 euro me pakicë, ndërsa furnizimi 1.01 euro. Si mund të mbijetojë një kompani me 4 cent fitim“, tha ai.

Berjani shtoi gjithashtu se rezervat shtetërore të naftës po mbahen të fshehura.

“Dua të shtoj se rezervat shtetërore të naftës janë në një trend ku, në vendin ku po gjenden, nuk është e arsyeshme. Pse të mbahet fshehur se ku mbahen rezervat shtetërore? Unë, si kryetar, nuk e di se ku gjenden, por ato duhet të shpërndahen në pikat e karburantit dhe nuk duhet të mbahen fshehur, sepse nuk kemi për t’i futur në xhep. Rezervat shtetërore nuk kanë premtuar se ku do të jenë dhe do të kërkojmë që të shpërndahen në çdo pikë karburanti, sepse kjo është në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian“, deklaroi ai.

Agim Behluli, naftëtar, tha se vetëm Kosova nga rajoni nuk ka deponi shtetërore të naftës.

“Është dashur që prej 25 vitesh të bëhet një deponi, por nuk e kemi dhe ende nuk është ndërtuar. Normalisht varemi nga tregu ndërkombëtar, prandaj rriten çmimet, sepse nuk kemi asnjë rezervë. Shteti duhet të ndërmarrë hapa për të ndërtuar një deponi dhe, kur ka kriza në botë, të na furnizojë. Kjo do të ishte e nevojshme, sepse të gjitha shtetet e kanë“, tha ai.

Tahir Zogaj, nënkryetar i Shoqatës, përmendi çështjen e legalizimit dhe licencat e bizneseve.

„Jemi të kënaqur me Ligjin e Naftës, me afatin e licencave deri në 6 vite. Falë punës në vitin e kaluar, kemi iniciuar çështjen e legalizimit: kemi leje përdorimi, por nuk kemi leje legalizimi. Dje kemi dërguar një vendim drejt Asociacionit të Komunave që të fillojë legalizimi. Kemi nisur kërkesë edhe drejt ministrisë, por nuk kemi marrë përgjigje.

Licenca duhet të jetë e përhershme, jo 6 vite. Ai që i plotëson kriteret duhet ta ketë licencën pa afat. Nuk jemi pajtuar me vendimet e Ministrisë së Tregtisë: tre vendime për çmime tavan, derisa në Kushtetutë parashihet treg i lirë dhe vetëm te derivatet po ndërhyhet. Pse nuk po ndërhyhet te energjia ose te produktet ushqimore? Kjo është e paligjshme, antikushtetuese dhe joligjore“, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika