“Shoqëri e zhytur në borxhe”, Bajrami – Muratit:  Rritja e depozitave nuk tregon mirëqenie

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se me qeverinë Kurti, depozitat e ekonomive familjare në valutën euro e tejkalojnë shifrën prej 4 milionë euro.

“Për shkak të çmimeve të larta një shoqni e zhytur në borxhe,” ka shkruar Bajrami në një postim në “Facebook”.

Bajrami thotë se “mburrja”, e Muratit është fakt i paqëndrueshëm.

“Dje Hekurani tha se për shkak të qeverisjes së LVV-së qytetarët po jetojnë më mirë dhe këtë ai e mbështeti në një fakt komplet të paqendrushëm siç është rritja e depozitave familjare në banka.”

Sipas Bajramit, rritja e depozitave për 1.5 miliardë euro, nuk janë për t’u mburrur.

“Por, derisa depozitat janë rritë për 1.5 miliardë euro, dhe këto nuk janë kurrëfarë treguesi i mirëqenies, hajde të tregojmë se sa sa janë rritë mbitërheqjet (overdraftet) e qytetarëve tonë në banka. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 1 milardë e 682 milionë euro sa ishin për vitin 2020, në 5 milardë e 342 milionë euro për vitin 2023. Këto janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë ka data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh. Overdraftet i shfrytëzojnë edhe bizneset, jo për investime, me shumë për shpenzime operative). Tani Hekuran Murati mundet me dalë në emër të fjalës së lirë dhe të thotë se edhe kjo është “shënjë e rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit nën qeverisjen e LVV-së,” shkruan Bajrami.

Më tej ajo shtuar se rritja e çmimeve dhe mungesa e masave nga qeveria, e shtyen popullin që të marrë kredi.

“E vërteta qëndron krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyer një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen finanaciare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm.”

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika