Shpërfillja ndaj KESCO-s dhe ZRRE-së u “fiton kohë shtesë” bizneseve të vogla

Pas më se dy javë pritjeje, Zyra e Rregullatorit për Energji i konfirmoi Dukagjinit se bizneset e vogla që nuk kanë paraqitur dëshmitë për të vazhduar me çmime të rregulluara, nuk janë nxjerrë në tregun e hapur më 1 qershor – përkundër paralajmërimit. Për më tepër në heshtje e pa njoftim, atyre po u jepet kohë për paraqitjen e dëshmive.

Tre javë pas nxjerrjes së bizneseve të mëdha në tregun e hapur të energjisë elektrike, dhjetëra mijëra të tjera të vogla mbesin me status të pazgjidhur dhe me paqartësi rreth së ardhmes së furnizimit.

Afati zyrtar publik për paraqitjen e dëshmive ishte mbyllur më 16 maj dhe bizneset që nuk e kanë kryer këtë obligim, sipas paralajmërimit, do të duhej të nxirreshin me automatizëm në tregun më 1 qershori – sikur të mëdhatë.

Por, kjo nuk ka ndodhur.

Bizneset me më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor, përkundër që nuk paraqitën dëshmitë për të vazhduar në kuadër të shërbimit universal – nuk janë përjashtuar.

“Për konsumatorët që ende nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin, theksojmë se ata vazhdojnë përkohësisht të furnizohen në kuadër të FSHU-së, përderisa procesi i verifikimit nuk ka përfunduar. Ky trajtim është bërë për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji dhe për të respektuar parimin e trajtimit të barabartë gjatë shqyrtimit të aplikimeve”, ZRRE.

ZRRE-ja dhe KESCO-ja janë pajtuar që në heshtje e pa njoftim publik të vazhdojnë afatin për dorëzimin e dëshmive.


“Të gjithë konsumatorët që nuk paraqesin dëshmi për përmbushjen e kritereve për të mbetur në tregun e rregulluar, sipas legjislacionit në fuqi, do të kalojnë në tregun e hapur të energjisë, ku furnizimi realizohet nga furnizues të licencuar”, ZRRE

Kësisoj Rregullatori konfirmoi raportimin e javës së kaluar të televizionit Dukagjini, se ky lëshim u bë për shkak të numrit të madh të bizneseve që kanë shpërfillur thirrjen e tyre.

Televizioni mëson se ZRRE-ja dhe KESCO po vazhdojnë bisedimet për këtë afatin e ri.

Megjithatë, asnjëra nuk kanë treguar numrin e saktë të bizneseve të vogla që nuk kanë aplikuar për të vazhduar me çmime të rregulluara.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika