Shpërndahen protestuesit në Zubin Potok

Zubin Potok, 30 maj 2023.

Me duartrokitje janë shpërndarë protestuesit në Zubin Potok, ndonëse nuk dihet nëse ka përfunduar protesta e sotme.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po qëndron në atë pjesë për të përcjellur ngjarjet.

Ndryshe, ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, u tha serbëve të tubuar para ndërtesës së komunës, që të shpërndahen rreth orës 16:00. Ai i ftoi serbët që të dalin në një protestë paqësore të mërkurën.

Millosavleviq tha se serbët në veri të Kosovës do të protestojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre: tërheqja e njësive speciale të Kosovës dhe që kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të mos lejohen të hyjnë në ndërtesat komunale.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar ashpër “hyrjen me forcë” të krerëve të rinj komunalë dhe ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës të shtensionojnë menjëherë situatën.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 30 maj kërkoi nga Kosova që të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave komunale në veri, në mënyrë që, sipas tij, të ulen tensionet në këtë pjesë.

Paraprakisht, Qeveria e Kosovë ka mbrojtur vendimin e saj për të çuar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, teksa për dhunën në Zveçan ka fajësuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika