Shpërthim në një kodrinë në Vushtrri, gjenden armë dhe municion

Një shpërthim është raportuar të dielën në një kodrinë në Vushtrri.

Sipas Policisë, fillimisht ishte raportuar për një zjarr, pas të cilit është dëgjuar edhe një detonim.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke lokalizuar zjarrin. Gjatë kontrollit, është vërejtur një gropë e krijuar nga shpërthimi, ku janë gjetur disa pjesë armësh dhe municioni.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, janë konfiskuar: dy karikatorë armësh, disa këllëfë armësh, një shufër metalike, si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me prokurorin e rastit.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika