Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një ndërtesë të papërfunduar

Një tjetër shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në komunnë e Zubin Potokut. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani

Foto: Kosovo Online, burimi Telegram.

Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok të mërkurën mbrëma, rreth orës 23:30, ku zjarri më pas ka përfshirë një ndërtesë të papërfunduar dhe të pabanuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka konfirmuar për Dukagjinin se ekipet e zjarrfikësve dhe policisë ishin dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes për të kontrolluar situatën dhe për të siguruar perimetrin e zonës.

“Nuk e dijmë ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin,” ka deklaruar Elshani, duke theksuar se hetimet janë në fazë fillestare.

Kujtojmë se një javë më parë një granatë dore ishte hedhur në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika