Shqipe Selimi nga Haga: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe në të drejtën e popullit

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka folur para fillimit të seancës së radhës në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar këtë fazë si jashtëzakonisht të rëndësishme.

Ajo theksoi se procesi ka peshë të madhe jo vetëm për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për gjithë qytetarët, duke përsëritur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe në përputhje me të drejtën e popullit për liri.

“Është një proces shumë i rëndësishëm, jo vetëm për katërshen e UÇK-së, por për të gjithë ne. Dihet që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe në të drejtën e popullit. Të gjithë bashkë jemi këtu që t’i dalim në mbështetje katërshes së UÇK-së dhe trupi gjykues të jetë në të drejtën e tyre, në të drejtën tonë”, tha ajo para mediave.

Procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka hyrë në fazën përmbyllëse, ku pritet që të akuzuarit të japin deklaratat e fundit në mbrojtje para trupit gjykues, përpara shpalljes së vendimit përfundimtar./Telegrafi

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika