Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do të zhvillojnë këtë vit stërvitjen e tyre të parë të përbashkët ushtarake, në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes tre vendeve të arritur këtë të mërkurë.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, pas një takimi të përbashkët të shefave të shtabeve të përgjithshme, njofton Dukagjini.
Sipas Vengut, stërvitja do të organizohet në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike, duke synuar rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit mes forcave të armatosura të tre vendeve.
“Fokus në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride. Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike”, ka shkruar Vengu.
Mes tjerash, Vengu bën të ditur se takimi i zhvilluar mes drejtuesve ushtarakë u fokusua në thellimin e bashkëpunimit, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e gatishmërisë operacionale.
Takim trilateral në Shkodër, FSK-ja: Forcohet bashkëpunimin ushtarak me Shqipërinë dhe Kroacinë